Keq e më keq për Chelsean – Tuchel jep alarmin: Nuk e di a do të kemi fanella për ndeshjen e të dielës!

Futboll 11 Mars 2022 23:32

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel foli sot në konferencë për shtyp në lidhje me situatën delikate që po kalon klubi. Penalitetet ndaj Abramovich po fillojnë të reflektohen edhe në klub.

Sponsorët kryesorë janë larguar, mes tyre edhe më kryesori, kompania telefonike “3”. Në takimin që do të luhet ditën e dielë, blutë do të jenë pa sponsorë në fanellë.

“Po zhvillohen biseda me qeverinë për të gjetur një mënyrë si mund të merret licenca për shitjen e klubit. Kjo situatë ka të bëjë më gjithë klubin, sa i përket fanellave, mund ta mbajmë gjithmonë një mesazh paqeje, nuk do të ishte e gabuar. Megjithatë, shqetësimi sot është të gjejmë mjaftueshëm fanella për të luajtur, për shkak të sanksioneve.

Gjithsesi, derisa të kemi forca dhe derisa autobusi të jetë i mbushur me karburant, do të shkojmë përpara dhe do të luftojmë. Kur vjen një stuhi e madhe gati të na fshijë, qëndrojmë të bashkuar, qëndrojmë të fortë dhe vazhdojmë përpara”, përfundoi Tuchel.

-->