Keq e më keq për Mustafin te Arsenali, ja çka i ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme

Futboll 29 Korrik 2019 11:45

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është duke kaluar nëpër një periudhë tejet të vështirë te Arsenali.

Përveç kritikave me të cilat po përballet që nga sezoni i fundit, Shkodran Mustafi tashmë është shëndrruar në një futbollist të padëshiruar nga tifozët e Arsenalit.

Arsenali dje ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Lyonin në kuadër të ‘Emirates Cup’.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery e humbi këtë ndeshje në shtëpi, me rezultat 1:2.

Mbrojtësi shqiptar u inkuadra në minutën e 70’të në këtë ndeshje, por kjo nuk prit aspak mirë nga tifozët.

Kur emri i Shkodran Mustafit u përmend për të hyrë në fushë, tifozët londinezë filluan me brohoritje kundër tij, raportojnë mediat angleze.

27-vjeçari ka zhvilluar 112 ndeshje për Arsenalin që kur u transferua nga Valencia në 2016, por një numër i madh tifozësh nuk besojnë se ai është i duhuri për klubin e tyre, pas gabimeve të njëpasnjëshme të cilat kushtuan me gola dhe humbje të ndeshjeve.

-->