Kërcasin grushtet dhe shqelmat në ndeshjen e basketbollit – pamjet nga sherri masiv

Basketboll 29 Shtator 2020 20:21

Ishte vetëm një miqësore, por nuk u zhvillua si një e tillë. Ndeshja e basketbollit ndërmjet Dinamo Odesa dhe Ternopil në Ukrainë u duk si një ndeshje derbi ku gjakrat ishin të ndezura që para fillimit të sfidës.

Gjatë një aksioni ku një lojtar i Ternopilit shënon një 2 pikësh, një nga kundërshtarët mori një goditje në kokë në pamje të parë të paqëllimshme dhe kaq deshën të dyja palët për ta kthyer ndeshjen në një përleshje ku një turmë ndiqte një tjetër.

Disa nga lojtarët u përpoqën ta qetësonin situatën, megjithatë kishte të tillë që nuk hiqnin dorë nga zgjidhja me dhunë.

Nga ndeshje basketbolli, ajo po fillonte të dukej si një ndeshje boksi, ku lojtarët harruan për një moment për çfarë ishin aty.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

-->