Kërcënimi i presidenti të “Niklit”: Superligën do ta tërheqim nga FFK

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka paralajmëruar krijimin e një Superligë që nuk do të jetë pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.
Ramaj në një prononcim për gazetën “Blic” ka deklaruar se është duke shqyrtuar tërheqjen e Superligës nga Federata. “Ne kemi vendosur që Superligën ta tërheqim nga Federata dhe së shpejti do të kemi takim me të gjitha ekipet dhe Superligën do ta udhëheqë Superliga dhe jo Federata. Ky është krimi më i madh që po i bëhet sportit kosovar”, ka deklaruar Ramaj, transmeton Insporti.com.
Numri një i klubit nga Drenasi këtë do ta bëjë me ndihmën e skuadrave tjera të Superligës. Ai po ashtu ka akuzuar gjyqtarët e Superligës se janë të shitur.
“90% të gjyqtarëve të Superligës janë njerëz të shitur së bashku me Federatën që e bënë përzgjedhjen e tyre”, ka thënë Ramaj.
Feronikeli fitoi ndeshjen ndaj Vushtrrisë me rezultat minimal 0:1 në udhëtim në kuadër të xhiros së 11-të të IPKO Superligës së Kosovës. /Insporti.com/