Kërcënimi i Joshuas për Parkerin para duelit: Jam një tjetër bishë

Boks 21 Mars 2018 18:39

Kampioni Anthony Joshua ka thënë se tani ai “është një bishë tjetër” derisa ka thënë se është duke u stërvitur intensivisht për ndeshjen kundër Joseph Parker dhe ka thënë “do të këtë shumë gjak në ring”
Anthony Joshua do të përballet në stadiumin “Principality” më 31 mars me Joseph Parker.

Kampioni i peshave të rënda do të përballet për mbrojtje të titujve WBO, WBA dhe IBF në Cardiff të Walesi.

Të mërkurën, Joshua ka treguar pak a shumë nga stërvitjet e tij që është duke u stërvitur në bazën e tij të treningut në Sheffield.

“Në çdo luftë dhe çdo trening ne mësojmë diçka. Unë jam një bishë tjetër dhe premtojë shumë “gjak” të derdhur në ring më 31 mars kundër Parkerit”, ka thënë ai.

-->