Kërceu nga tribuna për të festuar me kupën – klubi i Pejës zbulon gjendjen e tifozit

Superliga 16 Shkurt 2020 21:00

Një tifoz i klubit basketbollistik Peja, ka kërcyer mbrëmë nga tribunat e palestrës për të festuar me trofeun e Kupës së Kosovës.

Kjo i kushtoi atij me lëndime të pësuara, për çka është dashur t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor, transmeton Insporti

Peja mbrëmë fitoi ndaj KB Yllit (79:64) në finalen e madhe të Final 8 të Kupës së Kosovës, të zhvilluar në “Mizair Isma”.

Kika Kapeshnica, tifoz i KB Peja, në momentin e kërcimit nga tribunat është lënduar dhe është dërguar në spital. Rreth gjendjes së tij ka reaguar edhe klubi i KB Peja.

Momenti i kërcimit të tij nuk është kapur në incizimet e pamjeve të festës, por lëndimi i tij erdhi në çastet kur ekipi i KB Peja ngriti lart trofeun, pamje të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Insporti.com/

-->