Kërkesa e Tonit për ministrin e ri?

Sporte tjera 14 Dhjetor 2019 13:50

Driton Kuka së bashku me xhudistet e tij po arrijnë suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, shkruan Insporti.com.

Suksesi i fundit ishte i xhudistes Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e artë në  Mastersin e xhudos, që u zhvillua në Qingdao të Kinës. Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke shënuar katër fitore.

Pas këtij suksesi, Kuka në rrjetin e tij social Facebook ka bërë një kërkesë për ministrin e ri të Sportit.

Sinqerisht me 3 Ministrat e fundit për Sport kemi pas fat!Që të tre figura serioze politike dhe me ndikim të duhur për…

Gepostet von Driton Toni Kuka am Samstag, 14. Dezember 2019

 

 

Ai ka shkruar që tre ministrat e fundit të MKRS-së kanë ndihmuar mjaftueshëm sportin, por po ashtu pret që edhe i radhës të jetë kredibil dhe autoritativ.

Kosova ende është pa qeveri, pasi partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë. /Insporti.com/

-->