Kërkesa më ekstreme: Sportistja më e bukur bën hapin e madh në karrierë

Boks 08 Janar 2021 23:53

Ish-mundësja e UFC-së, Paige VanZant, ka vendosur ta provojë veten në luftërat zbathur dhe tashmë dihet se kur do të rikthehet në ring.

Pas nëntë luftave në UFC, ajo vendosi të largohet nga ky sport dhe ta provojë veten në një sport më ekstrem, shkruan “Zeri.info”.

Kundërshtarja e saj e parë në boks do të jetë Hart, dhe përballja do të luhet në Florida, më 5 shkurt.

Bjondja e bukur ishte më parë në UFC, aty ku kishte pesë fitore dhe katër humbje.

Ajo kishte marrë gjithmonë vëmendje për stilin e saj, por Paige nuk u kujdes kurrë për këtë.

-->