Kërkesë e çuditshme nga Jose Mourinho

Futboll 26 Prill 2018 09:10

Skuadra e Manchester United ka filluar të shqyrtojë opsione të ndryshme për transferime, derisa po i afrohemi fundit të sezonit dhe fillimit të afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, sipas shtypit anglez, një lëvizje e fundit që thuhet se mund të bëjë Man.United, është me të vërtetë e çuditshme.

“Djajtë e Kuq” kanë kërkuar ta rikthejnë në skuadër ish-mbrojtësin e tyre, Jonny Evans, të cilin e shiten në vitin 2015 tek West Bromwich Albion për 6 milionë funte.

Mirëpo. United janë duke e kërkuar rikthimin e Evans në “Old Trafford” për gjysmën e çmimit me të cilën e shitën, pra jo më shumë se 3 milionë funte.

Megjithatë, mbrojtësit Evans, iu ngrit goxha çmimi në dy sezonet e para nga gjithsej tri që është lojtarë i West Brom, ku gushtin e kaluar një ofertë prej 10 milionë funteve e Leicester City, u refuzua nga West Bromwich Albion, derisa po ashtu pas tyre, edhe oferta prej 18 milionë funteve e Manchester City, u refuzua po ashtu.

Në afatin e janarit edhe skuadra e Arsenal bëri ofertëne saj për Evans, duke ofruar 10 milionë funte plus shërbimet e Mathieu Debuchy.

Duket se përkundër që Man.United kishte mbrojtjen e dytë më të mirë në Premier League pas asaj të kampionit Manchester City, trajneri Jose Mourinho është i pakënaqur me mbrojtjen dhe sipas portugezit, përvoja e Jonny Evans do të ishte një shtesë e mirë në fazën defensive të United.

Arsyeja pse United ofrojnë vetëm 3 milionë funte tani, është në fakt edhe klauzola e Evans, e cila do të aktivizohej në rast se West Brom do të largohej nga Premier League, e kjo tani duket më se e sigurt, pasi janë në pozitën e fundit, kur kanë ngelur edhe vetëm tri ndeshje për t’u zhvilluar.

Jonny Evans ishte lojtarë që doli nga akademia e Manchester United dhe si profesionist për skuadrën e parë të “Djajve të Kuq”, luajti plotë 9 vite duke u paraqitur në 198 ndeshje, me të cilët i fitoi tri tituj të Premier League, dy trofe të Kupës së Ligës dhe titullin e Kupës Botërore për klube. /Insporti.com

   

 

-->