Kërkohet dorëheqja e kampionit

Futboll 18 Korrik 2018 14:28

Një nga talentet më të mëdhenj francezë të viteve të fundit, Hatem Ben Arfa, ka mbetur prej vitesh jashtë planeve të përfaqësueses dhe e ka parë si spektator se si shokët e tij bënin të tyren Kupën e Botës.

Por, lojtari i cili për nga aftësitë e tij teknike krahasohej me legjendën Zinedine Zidane, nuk është kënaqur nga ajo që ka parë.

“Do të ishte e rrezikshme që të fshiheshim pas yllit të dytë në fanellë për të përshkruar lëvizjen futbollistike franceze si një pikë referimi në botë. Stili i lojës dhe identiteti i të kaltërve ishte me të vërtetë i shëmtuar për t’u parë”, ishte kritika e tij në një intervistë të dhënë për “France Football”.

“U sollën si spekulues që mendojnë fillimisht për gabimet e kundërshtarëve, një taktikë jo shumë spektakolare po shumë efikase. Deshamp duhet të japë dorëheqjen pas këtij rezultati të mirë, siç ka bërë Zidane me Real Madrid pas suksesit të tij dhe trajneri i ri duhet të ketë objektiv potencialin teknik të skuadrës që të lërë të lirë talentin dhe të krijojë një stil francez loje, siç e kanë brazilianët”, ishte komenti i Ben Arfa.