Kërkoi të rrëzojë kundërshtarin, e theu këmbën

Sporte luftarake 07 Janar 2019 20:09

Një incident shumë i rëndë ka ngjarë në një meç të MMA-së, në mbrëmjen e sporteve luftarake të quajtur Rite of Passage 6.

Në dueli ne zhvilluar në Riverdome, të shtetit Luiziana në SHBA, Jonathan King, duke tentuar të nokautojë kundërshtarin e goditi atë me këmbë (low kick), por pësoi thyerje të këmbës së tij.

Lëndimi ishte i rëndë dhe shumë bizar, pjesërisht arsye pse u bë shumë i famshëm në internet dhe sot ka marrë miliona shikime nga portale të ndryshme.

Ndërkohë organizatorët e kësaj mbrëmjeje kanë lajmëruar se King i është nënshtruar një operacioni, që ka pasur sukses dhe ai do të rehabilitohet, por për këtë proces, do të duhen disa muaj, raporton Insporti, duke cituar komunikatën zyrtare.