Këshilla e Romarios për Brazilin si të triumfoj në Botëror (Foto)

Futboll 10 Maj 2018 09:57

Ish-futbollisti dhe legjenda e Brazilit në Kampionatin Botëror në SHBA 1994, ka këshilluar lojtarët e “Seleçaos”, si të fitojnë Kupën e Botës në Rusi këtë vit.

Romario ka këshilluar sulmuesin brazilian të Manchester City-t, që nëse dëshiron të tregon sukses në Kampionatin Botëror në Rusi, atëherë ai dhe e gjithë skuadra, duhet të jenë të ngopur me seks.

“Seks dhe sa më shumë seks”, kishte thënë Romario.

Romario ishte pjese e grupit të futbollistëve si Taffarel, Jorginho, Aldair, Cafu, Dunga, Zinho e Bebeto, të cilët u shndërruan në hero të Brazilit me lojën e tyre që shfaqnin në Kupën e Botës të vitit 1994 në SHBA, me ç’rast edhe e ngritën trofeun e Kupës së Botës për herë të katërt për “Seleçaon”, pasi e mposhtën Italinë në finale, përmes ekzekutimit të penalltive. /Insporti.com

-->