Kështu debutoi Kristian Thaqi në Formula 4 (VIDEO)

FASK 19 Shtator 2019 18:34

Në fundjavën që shkoi, në Formula 4 ka debutuar Kristian Thaqi, shqiptari me prejardhje nga Klina, por që jeton në Karlsruhe të Gjermanisë.

Në garën që u mbajt në Hockhenheimring, ai u rendit në pozitën e 11-të, ndërsa ka marrë vlerësime mjaft të mira, përfshirë edhe atë nga komentatori i garës.

Thaqi është anëtar i skuadrës ADAC Berlin, ndërsa është i pajisur me licencë të Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK).

Gara e radhës mbahet më 27-29 shtator në Sachsenring të Gjermanisë.

-->