Kështu e festoi Ronaldo titullin e parë me Juventusin

Futboll 19 Maj 2019 23:36

Ka nisur festa për Juventusin, ashtu edhe për Cristiano Ronaldon. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen Juventus – Atalanta, që përfundoi 1-1, ka nisur festa për “Zonjën e Vjetër” në “Allianz Stadium”.

Një xhiro para fundit të edicionit, meqenëse është sfida e fundit në shtëpi për sezonin 2018/19, Juve festoi titullin me tifozët e saj.

Ndërsa Cristiano Ronaldo festoi titullin e parë të Serie A dhe trofeun e dytë me fanellën e Juventusit, pasi ka fituar edhe Superkupën e Italisë.

Para ndeshjes me Atalantan, Ronaldo pranoi çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin 2018/19.