Kështu e festoi titullin Aro Muric me Agueron, Sane dhe Gundogan

Futboll 13 Maj 2019 09:24

Reprezentuesi kosovar, Arijanet Muric, e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë me Manchester City.

Djelmoshat e Pep Guardiolës nuk lejuan befasinë ndaj Brighton duke e mposhtur me rezultat 4:1 si mysafir në ndeshjen e fundit të sezonit.

Muric, në rrjetin social, Instagram ka postuar një foto ku shihet bashkë me shokët e skuadrës, Sane dhe Gundogan.

 

Image

 

Përveç fotos me dy bashkëlojtarët e tij, portieri i Kosovës ka postuar edhe pamje nga festa e “Qytetarëve” në zhveshtore.

Ndryshe, Muric ka qenë portier rezervë këtë edicion dhe ende nuk ka debutuar në Premierligë. /Insporti.com/

 

Image

-->