Kështu e komentojnë mediet serbe fitoren e Kosovës (VIDEO)

Kombëtarja 07 Shtator 2019 21:23

Fitorja e Kosovës ndaj Çekisë (2:1) ka bërë jehonë në mediet evropiane,  ndërsa nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga mediet serbe.

“Përfaqësuesja e të ashtuquajturës Kosovë sot ka bërë befasi të madhe, pasi në Prishtinë e ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1”, shkruan Kurir.rs, duke vazhduar që Kosovës t’i adresohet me të “ashtuquajtur”.

Mediumi serb më pas e përshkruan rrjedhën e lojës dhe në fund thekson se kjo ishte ndeshja e 15-të e Kosovës pa pësuar humbje, duke shtuar se pas fitores së sotme në Prishtinë ishte një festë e madhe.