Kështu e përjetoi e fejuara e Milotit, eurogolin e vushtrriasit ndaj Bayernit

Futboll 14 Dhjetor 2019 20:11

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të cilën skuadra e tij Werder Bremen e humbi në udhëtim nga Bayern Munich me rezultat 6:1, raporton Zëri.info.

Futbollisti nga Vushtrria e hapi serinë e golave në këtë takim derisa realizoi eurogol duke e pranuar një top në mesin e fushës për t’u nisur drejt portës dhe realizuar në portën e Manuel Neuer.

E fejuara e tij Belik Kera e ka përcjell ndeshjen nga televizori derisa ka mbetur e mahnitur me golin e Milotit.

 

-->