Kështu e vlerësonte Ibrahimovic Harbuzin

Futboll 11 Tetor 2018 19:56

Labinot Harbuzi ishte parë disa herë në shoqërinë e legjendës së futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Pritjet për Harbuzin ishin shumë të mëdha në fillet e karrierës saqë ai ishte konsideruar si e ardhmja e futbollit të këtij vendi.

Kështu, në një intervistë të tij për Sportbladet më 2009, Zlatan kishte thënë se ai e shihte Harbuzin si të ardhmen e Kombëtares A të Suedisë.

“Labinot Harbuzi. Mendoj që ai shpejt do të jetë në Kombëtaren A të Suedisë. Ai është talent, luan në pozita të ndryshme”.

“Ai është personi që i duhet Suedisë. Ne nuk kemi nevojë për 11 lojtarë, por kemi nevojë për tre deri në katër të mirë, me të cilët mund të kompletojmë një Kombëtaren tonë”, ka thënë Ibra për këtë gazetë.

Pavarësisht kësaj, Harbuzi mbetet si lojtari i parë që ka shënuar në stadiumin e ri të Suedisë, “Swedbank Stadium”.