Kështu iu përgjigjet Agim Ademi klubeve që kanë filluar nënshkrimet kundër tij

Futboll 11 Mars 2019 08:04

Federata e Futbollit të Kosovës është bërë temë e medieve vendore, pas akuzave të Llapit, Feronikelit dhe tash së fundmi nga djai i legjendës, Fadil Vokrri, Gramozi.

Krejt kjo për shkak të largimit të Gramozit nga FFK-ja.

Madje, është përfolur se në të pamen e Fadil Vokrrit, Agim Ademi kishte mbledhur nënshkrime për t’u emëruar president.

Gjithashtu, Ademi ka folur edhe për zërat se klubet kosovare kanë nisur nënshkrimet për ta shkarkuar  atë.

“Nëse janë mbledhur votat, atëherë çdo veprim i tyre është i pranueshëm për mua. Jam i qetë sepse e di se nuk jam duke gabuar”, tha Ademi.

“Krejt kjo është një kampanjë mediale”, ka shtuar Ademi. /Insporti.com/

-->