Kështu mund të duket formacioni i Real Madridit me transferimin e Mbappes dhe Bruno Fernandes

Futboll 21 Tetor 2020 14:00

Real Madridi mund të bëjë një tentim befasues në verën e ardhshme për të transferuar Bruno Fernandesin nga Manchester United.

SunSport raporton se gjiganti spanjoll është duke e mbajtur një shikim nga afër te mesfushori i Djajve të Kuq.

Fernandes i është bashkuar Unitedit vetëm në janar dhe ka arritur të bëhet lojtari kryesor i tyre në Ligën Premier dhe tani në Ligën e Kampionëve.

Portugezi shihet si zëvendësues ideal i Luka Modricit, mirëpo ky nuk do të jetë transferimi i vetëm i mbretërve.

Real Madridi po tenton po ashtu të transferojë edhe Kylian Mbappen nga Parsi Saint-Germain në verën e ardhshme.


Francezi u ka bërë me dije parisienëve se nuk do të rinovojë kontratën dhe e dëshiron kalimin te ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Në listën e transferimeve është edhe Paul Pogba, po ashtu i United, që ishte afër kalimit në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2019.

Me këto tri transferime, Real Madridi do të ndërtonte një skuadër tejet të frikshme.

-->