Kështu e festoi familja Xhaka natën e ndërrimit të moteve – futbollisti ka këtë mesazh

Futboll 01 Janar 2019 10:03

Granit Xhaka me gruan e tij, Leonita Xhakën, kanë uruar të gjithë ndjekësit për Vitin e Ri.

Xhaka ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku me gruan Leonitën ka uruar të gjithë për më shumë sukses në 2019-tën.

“Do të donim të jë uronim të gjithëve një vit të ri dhe të ju falënderojmë për suportin në 2018-tën. Ka pasur disa ngritje dhe zbritje, por në këto kohë është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku dhe të bëhemi më të fortë për të ardhmen. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe mirësinë – do të thotë shumë për mua. Le ta bëjmë 2019-tën të veçantë”, ka shkruar Xhaka.

Xhaka pati një vit të suksesshëm ku shkëlqeu në kampionatin botëror, derisa këtë vit synimi i tij do të jetë që me Arsenalin të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve. /Insporti.com