Kështu u sulmua autobusi i Tiranës

Futboll 01 Shtator 2019 08:18

Tirana ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë.

Bardheblutë e drejtuar nga Mema fituan me rezultatin 2-0 ndërsa në “Loro Boriçi” në fund të ndeshjes ishte një atmosferë e tensionuar.

Tifozëritë shpeshherë u kapën mes tyre me kore ofenduese, ndërsa disa kuqeblu duket se nuk kanë duruar festën në fund festën e bardhebluve dhe kanë sulmuar me gurë autobusin e skuadrës së Tiranës.

Në fotot e siguruara, shikohen xhama të thyer, ndërsa është dashur prezenca e policisë, e cila ka normalizuar situatën. Dëmet kanë qenë vetëm materiale. Fatmirësisht, stafi dhe skuadra bardheblu nuk kanë pësuar asgjë.

-->