Kështu u vlerësua Valon Berisha në fitoren e Lazios

Futboll 10 Nëntor 2019 19:00

Lazio ka “harruar” paraqitjen e dobët në Ligën e Evropës ndaj Celtic, duke shënuar fitore në Serie A ndaj Lecces me rezultat 4:2, shkruan Insporti.com.

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha u aktivizua në fund të pjesës së dytë. Ai u inkuadrua në minutën e 86-të.

Berisha u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 86-të, derisa pas ndeshjes u vlerësua me notën 6.0.

Ndërsa, portieri shqiptar Thomas Strakosha gjithashtu bëri një paraqitje të mirë sot.

Ai u vlerësua me notën 8.7 nga ‘WhoScored’

-->