Kështu u zbulua trupi në thellësi të detit – nuk dihet nëse është i Salas

Futboll 04 Shkurt 2019 13:14

Kanë dalur pamjet e para të kërkimeve që janë bërë nën ujë, në afërsi të aeroplanit Piper Malibu, që po e transportonte futbollistin Emiliano Sala nga Nantesi në Kardif.

Në pamjet e para shihen mbetjet e aeroplanit Piper Malibu N264DB, teksa zhytësit kanë konfirmuar se brenda aeroplanit gjendet edhe një trup, transmeton Insporti

Aeroplani që po e bartte Salan, është gjetur në Kanalin e La Manshit në një thellësi prej 63 metrash, konfirmoi udhëheqësi i kërkimeve private, David Mearns.

“Ne përcaktuam vendndodhjen e mbetjeve të aeroplanit në shtratin e detit, në një thellësi prej 63 metrave, në orët e para [të kërkimit]”, kishte thënë ai për Radio 4.

Tani hetimet përsipër janë marrë nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AIIB), që pas hetimeve shtesë nën ujë ka konfirmuar se aty brenda është një trup, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për Emiliano Salan, apo pilotin David Ibbotson.

“Tragjikisht, në pamjet e siguruara nga ROV, shihet një pasagjer në mes të mbetjeve të aeroplanit. AIIB po konsideron hapat e mëtutjeshëm, në konsulltime me familjet e pilotit dhe pasagjerit, si dhe policinë”, ka deklaruar Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Aeroplani që po e bartte Salan nga Nantesi për në Kardif, u zhduk nga radarët në mbrëmjen e 21 janarit, teksa kërkimet filluan në mëngjesin e 22 janarit. /Insporti.com/