Kështu i gëzohen Blerand Stavileci e Ledri Vula suksesit të Prishtinës (FOTO)

Basketboll 07 Nëntor 2018 23:17

Z Mobile Prishtina ka arritur sukses historik duke arritur të sigurojë kalimin e fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit sonte kanë fituar si mysafirë (ndeshja u zhvillua në Lituani) të skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat bindës 93:72.

Gëzimin për fitoren nuk e kanë fshehur as kryetari i klubit Blerand Stavileci dhe nënkryetari Ledri Vula.

Postimi i Presidentit të Z Mobile Prishtinës,  Blerand Stavileci pas kualifikimit historik në mesin e 16 më të mirave në FIBA EUROPE CUP

“A ka që na nal a s’ka?

Ukraina, ky shtet i madh, 25 herë ma i madh se na, me ton atë traditë, plus s’na njohin, duhet me shku n’vend neutral me lujt, E Na? E Na? NA i shkelim 20 pikë diferencë.

Yesssssssssssssssssssssssss

Prishtina jonë, brend i krenarisë shqiptare