Këta janë 11 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në “Tokio 2020”

Tokio2020 08 Korrik 2021 12:03

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për ecurinë dhe detajet me rastin e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Presidenti i Komitetit, Ismet Krasniqi,  bëri të ditur se Kosova do të përfaqësohet nga gjithsej 11 sportistë.

“Gjithsej kemi 11 sportistë, të cilët vijnë nga 6 sporte të ndryshme, xhudo, not, mundje, atletikë, shenjëtari sportive dhe boks”.

Krasniqi falënderoi vajzat sportive, pasi edhe këtë herë dominojnë listën me 6 të tilla, ndërsa pesë janë meshkuj.

Klankosova.tv transmeton listën e përfaqësuesve.

Xhudo:

Majlinda Kelmendi,

Distria Krasniqi,

Nora Gjakova,

Loriana Kuka,

Akil Gjakova,

Mundje:

Egzon Shala

Boks:

Donjeta Sadiki

Shenjëtari Sportive:

Drilon Ibrahimi

Not:

Eda Zeqiri

Ol Kondirolli

Atletikë:

Musa Hajdari

“Ekipi i Kosovës ka 11 sportiste, por besoj se në lojërat e radhës do ketë numër më të madh të tyre”, tha presidenti i olimpiadës kosovare.

Tutje, Ismet Krasniqi tha se Flamurin do ta bartin Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

“Flamurin do ta bart heroina jonë, Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës, Akil Gjakova”.

Presidenti pati shpresa për fitim të medaljeve në Tokio 2020.

“Nëse Kosova arrin të fitojë vetëm edhe një medalje, është sukses, por, pritjet janë që të ketë më shumë medalje, duke marrë parasysh stërvitjet që i kanë bërë”.

Donjeta Sadiku, e cila sot kishte edhe ditëlindjen, me ç’rast iu dhurua një dhuratë nga komiteti, tha se pjesëmarrja në lojërat olimpike është një ëndërr për të dhe të tjerët që marrin pjesë.

Tutje në konferencë, është bërë nënshkrimi mes Komitetit dhe bankës TEB, si partneritet për mbështetje, ku drejtori ekzekutiv i bankës gjithashtu iu uroi suksese ekipit olimpik të Kosovës.

-->