Këta janë gjyqtarët e ndeshjes së barazhit: Trepça ’89 vs Vëllaznimi
Superliga e Kosovës
01 Qershor 2019
15:35

‘Bilbili’ kryesor për ta drejtuar ndeshjen e dytë të barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit i është besuar gjyqtarit gjilanas Mervan Bejtullahu.
Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa do jenë dy asistentët e parë, ndërkohë Visar Kastrati është gjyqtari i katërt.
Ndeshja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00.
Kujtojmë që të enjten (30 maj) është zhvilluar dueli i parë i barazhit ndërmjet Gjilanit dhe Besës (1-0). /GazetaSheshi/