Këta janë rivalët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Konferencave

Futboll 14 Korrik 2021 09:45

Prishtina u eliminua mbrëmë nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve pasi u mposht edhe në ndeshjen kthyese nga kampioni hungarez, Ferencvarosi me rezultat 3-1, shkruan Insporti.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës aventurën evropiane do të vazhdojë në garën e re të quajtur Liga e Konferencave dhe shumë shpejtë do ta mësojë edhe kundërshtarin.

Bardhekaltërit do të takohen me humbësin e ndeshjes, kampionët e Uellsit, Connah’s Quay Nomands ose kampionët e Armenisë, Alashkert, të martën më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18.00.

-->