Këta janë shtatë talentët shqiptar të Bayern Munchenit që mund të luajnë për Kosovën

Kombëtarja 03 Korrik 2020 16:12

Faqja e specializuar për promovimin e talenteve “Rising Ballers” në “Instagram” ia ka bërë një promovim të madh sot ekipit të Kosovës.

Ajo ka zbuluar shtatë talentet e Bayern Munichut, që sipas kësaj faqeje nëse zgjedhin Kosovën, atëherë ky vend brenda një periudhe prej 5 vjetësh mund të bëhet rivalja më e madhe në Evropë.

Leon Dajaku, që luan tek ekipi i dytë i Bayernit, pastaj Arjon Ibrahimoviq te U17, 17-vjeçari Behar Neziri U17 dhe Beny Dibrani U17, janë disa nga emrat që po zhvillohen shumë te Bayen Munichu dhe Kosova këta duhet domosdo t’i ketë parasysh.

Pastaj janë edhe Nderim Zogaj dhe Lamar Rama dhe Lendi Hoti.

Kosova mund të formojë një nga skuadrat më të mira në botë në një periudhë brenda 5-10 vjetësh nëse talentet e Bayernit zgjedhin të luajnë për Kosovën”, ka shkruar “Rising Ballers”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tyre, edhe pse kohëve të fundit disa nga talentet nuk po hezitojnë ta refuzojnë Kosovën, përcjellë zëri.info.

-->