Këta janë tetë çekët e arrestuar që u kapën me dron

Kombëtarja 07 Shtator 2019 08:11

Tetë shtetas çekë, janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serbë, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen Kosovë – Çeki.

Për Sinajlin rastin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini i cili ka qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion ka dhënë detaje për Sinjalin.

Ka thënë se tetë persona janë arrestuar, për shkak se u është gjetur një flamur i Serbisë, një flamur anti-kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Ndërkaq burime nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, kanë konfirmuar emrat e personave të ndaluar të cilët aktualisht janë duke u intervistuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova

Bëhet e ditur se ky grup ka qenë në përcjellje të policisë qe një kohë dhe se të njëjtit kane synuar t’i kamuflojnë veprimet e tyre duke u paraqitur si përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Sipas zyrtarit për informim nga Policia e Kosovës, Mehmetali Hajdinit, ata dyshohet se kishin plan t’i shfaqeshin në ndeshjen e Kosovës me Çekin.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla. Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini për Sinjalin.