“Këta tre mbrojtës janë më të mirë se Virgil Van Dijk”

Futboll 19 Qershor 2020 18:16

Sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison ka folur mbi çështjen e mbrojtësit më të mirë në botë në prag të sfidës ndaj Liverpoolit, transmeton Insporti.com.

Ai është shprehur se sipas vlerësimit të tij, janë të paktën tre mbrojtës më të mirë se ylli i Liverpoolit.

“Njerëzit flasin shumë për të. Po, Van Dijk mbrojtës shumë i mirë, por unë e kam dribluar atë”.

“Unë mendoj se kambrojtës më të mirë se ai. Këta janë Thiago Silva, Marquinhos dhe Sergio Ramos” – u shpreh ai për Goal.com.

Kujtojmë që Evertoni luan ndaj Liverpool të dielën me fillim nga ora 20:00./Insporti.com/



-->