Këtë fundjavë, GO+ nisë garën e madhe të skijimit në Brezovicë

Sporte dimërore 11 Shkurt 2020 11:15

GO+ e fillon fundjavën egër, me garën më interesante të skijimit dhe ndejat e pandërprera gjatë gjithë kësaj fundjave në Brezovicë.

GO+, pija energjike me shijen më të veçantë në treg ka njoftuar se këtë të premte do të fillojë me garën më të madhe të skijimit në Brezovicë, e cila do të përcillet edhe me aktivitete tjera argëtuese dhe festive për gjithë pjesëmarrësit, deri të dielen, kur edhe përmbyllet pjesa e parë e aktivitetit atraktiv dimëror.

Koncepti i garës së GO+ është shumë interesant, pasiqë në këtë ngjarje pjesëmarrësit do të garojnë në kategoritë e skijimit paralel me slalom, kërcim nga pistat e dedikuara dhe rrethet tjera të garimit në nivel të ndryshme të vështirësive. Gara është e hapur për pjesëmarrësit e të dy gjinive, ndërsa gjithë pjesëmarrësit do të trajnohen nga ekspertët më të mirë të skijimit.

“GO+ ka hyrë në treg për të ofruar shijen dhe përvojën më unike për gjithë konsumatorët e saj. Prandaj këtë fundjavë, prej të premtes deri të dielen, kur edhe mbaron edicioni i parë i garës, ne do të krijojmë momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët e garës në Brezovicë, e cila do të përcillet me shumë muzikë dhe argëtim prej fillimit e deri në fund të saj” ka thënë Argjira Lluka Novobërda, drejtoreshë e marketingut në GO+.

“Konsumatorët tanë janë duke e shijuar çdo kanaqe të pijes tonë, ndërsa misioni ynë është që karakterin e brendit tonë ta shfaqim në sa më shumë mënyra, në mënyrë që të krijojmë lidhje të pandashme të GO+ me konsumatorët e saj” ka thënë më tej Lluka.

Në fund të garës, GO+ do t’i shpërblejë fituesit me 3 shpërblimet kryesore. Vendi i parë do të shpërblehet me 1000 euro, vendi i dytë me 700 dhe vendi i tretë do të marrë 500 euro.

Pija energjike GO+ vjen në treg në dy opsione – shijen e pijes energjike për konsum gjatë ditës, dhe shijen tjetër më të përshatshme për konsumimin gjatë orëve të pasdites. Produkti tashmë është prezent në treg në gjithë Kosovën, në qindra pika të shitjes me pakicë dhe shumicë, ndërsa ambiciet e kompanisë janë që së shpejti të fillojnë me eksport në rajon dhe shtetet e ndryshme evropiane. Paketimet e pijes energjike të GO+ do të jenë fillimisht në kanaqet me 0,25 ml.

Për më shumë detaje rreth garës, ndiqni faqet zyrtare të GO+ në Instagram: https://www.instagram.com/goplusdrink/?hl=en dhe Facebook https://www.facebook.com/goplusenergydrink/

-->