“Këtë gjyqtar është marre me pa edhe në Ligën e Parë e lëre më në Superligë”
Futboll
12 Mars 2019
08:17

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka kritikuar ashpër komisionet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lushtaku, ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve për Ipko Superligë. Ai po ashtu deklaroi se është një nga trajnerët që gjithmonë ka vëzhguar punën e komisioneve, përcjell Insporti.com.
Duke folur në emisionin sportiv në TV Dukagjini, Lushtaku ka kritikuar gjyqtarin, Ilir Mehmeti.
“Ilir Mehmeti është marre me pa dikush edhe në Ligë të Parë me referu, e mos të flasim për disa të tjerë”, u shpreh Lushtaku.