Këtë ndëshkim ka përgatitur Mourinho për disa lojtarë

Futboll 17 Prill 2018 10:40

Jose Mourinho vazhdon të jetë i pakënaqur me paraqitjet e lojtarëve të tij dhe e fundit ishte humbja në shtëpi të dielën kundër ekipit të fundit në Premier League, ai i West Bromwich Albion.

Nuk ishte vetëm një humbje kundër një skuadre që ka pasur vetëm tri fitore gjithë sezoni dhe e katërta erdhi kundër United, por se rivali i tyre i qytetit, Manchester City, u shpall kampion pas kësaj disfate të “Djajve të Kuq”.

në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri portugez u shfaq përsëri shumë i ashpër me paraqitjen e lojtarëve të tij, ku i akuzoi se nuk dëshiruan të luajnë dhe ishin të humbur në fushë.

Për këtë arsye, Mourinho po përgatit një “poshtërim” për disa prej lojtarëve, që pritet se nuk do të futen fare në fushë.

Man.United para gjysmëfinales në FA Cup me Tottenham, fillimisht nesër (të mërkurën), përballet në Premier League me skuadrën e Bournemouth dhe trajneri bëri me dije se do të testojë disa lojtarë dhe nëse do ta bindin portugezin, atëherë do të luajnë edhe në gjysmëfinale të Kupës FA.

Mundësia pritet se do t’i dhurohet mesfushorit të ri, Scott McTominay, kurse Pogba, i cili u zëvendësua në minutën e 58-të në ndeshjen me West Brom-in, pritet se do të penalizohet duke u lënë jashtë, për shkak të paraqitjeve që nuk po e bindin trajnerin portugez.

“Nuk është rotacion i lojtarëve, pasi ajo do të thoshte se, po e pushon ndonjë lojtarë në ndeshjen me Bornemouth, për të qenë i freskët pastaj në gjysmëfinale të Fa Cup kundër Tottenham, dhe atë gjë nuk po e bëjë”, tha Mourinho.

“Unë di vetëm një kriter se si t’i përzgjedh lojtarët në fushë, mënyra se si luajnë. Apo ndoshta dëshironi që t’i përzgjedh në bazë të çmimit që kanë, pagës që marrin apo se kanë fytyrë të bukur”, iu drejtua me cinizëm “The Special One” gazetarëve, në deklaratën e tij pas humbjes ndaj West Brom.

Mbetet të shihet nesër (të mërkurën) kundër Bornemouth, e pastaj edhe të shtunën më 21 prill me Tottenham, se cilët lojtarë e kanë bindur trajnerin, e cilët do të penalizohen me mos paraqitje. /Insporti.com

 

-->