Këtë numër do ta bartë Ramsey te Juventusi

Futboll 21 Qershor 2019 14:55

Aaron Ramsey do të jetë pjesë e Juventusit prej këtij edicioni, duke kaluar si lojtarë i lirë.

Ramsey do të bartë fanellën me numrin tetë te skuadra e Juventusit për edicionin 2019/20 kanë njoftuar mediumet italiane.

Ramsey zyrtarisht do t’i bashkohet Juventusit më datën 1 korrik, ekip te i cili u transferua si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Arsenalin.

Herën e fundit, numri tetë në fanellën e Juventusit është përdorur gjatë edicionit 2017/18 kurse edicionin e shkuar nuk e ka bartur askush.

Ky numër i ka takuar mesfushorit Claudio Marchisio që në verën e vitit 2018 u largua nga Juventusi për t’u transferuar te Zeniti.