Këtij i thonë debutim, Shaqiri shënon golin e vitit me Liverpoolin (VIDEO)
Futboll
29 Korrik 2018
00:56

Xherdan Shaqiri ka debutuar me super gol te Liverpooli.
Mesfushori kosovar bëri debutimin e tij me ‘Reds’ ndaj Manchester United, ku u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Shaqiri shënoi gol spektakolar me gërshërë, për epërsinë 4:1 të Liverpoolit ndaj Manchester United, në minutën e 82′.
Ylli i Zvicrës po ashtu asistoi te goli i epërsisë për 2:1, i shënuar nga sulmuesi Daniel Sturridge. /Insporti.com