Këto dy klube të njohura italiane kërkuan Mërgim Vojvodën para kalimit në Torino

Kombëtarja 07 Maj 2021 18:38

Para se të nënshkruante për Torinon, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte cak i dy klubeve të tjera italiane, shkruan Insporti.

Fjala është për dy klubet e Serie A, Hellas Veronën dhe Atalanta.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “CalcioHellas”.

“Kam biseduar me Atalantan dhe Veronan, por në fund ne vendosëm për Torinon dhe jemi të lumtur” – ka deklaruar Aliaj.

Mërgim Vojvoda është pjesë e Torinos që nga viti i kaluar dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.

-->