Këto dy klube të Superligës do t’i kryejnë testet sot për coronavirus

Futboll 23 Maj 2020 10:58

Gjatë ditës së djeshme kanë filluar testimet për coronavirus tek klubet e Superligës së Kosovës, transmeton Insporti.

Ekipi i parë i cili u testua ishte Gjilani, ku fatmirësisht të gjitha testet dolën negative për Covid 19.

Sot gjatë ditës pritet të testohen edhe Drita dhe Llapi, ndërkohë klubet tjera janë duke i përpiluar listat me emrat që do të testohen.

Kujtojmë që testimi përfshinë të gjithë lojtarët dhe stafin teknik.

Testimi i ekipeve do të vazhdojë edhe javën e ardhshme ku pritet të përfundoj para ndeshjeve të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës.

-->