Këto ishin 6 rastet e dyshimta në duelin e Man UTD – Liverpool

Futboll 10 Mars 2018 17:18

Rastet e kontestueshme në ndeshjen e Liverpoolit kundër Man UTD

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Liverpool, ishin 6 raste të kontestueshme, që sipas analistëve të futbollit ia humbën këtë takim skuadrës së Jurgen Klopp. Tifozët ishin të zemëruar gjatë këtij takimi me vendimit kontroverse të Craig Pawson, i cili u devijoi disa rregullave strikte të futbollit.

Rasti 1 – Marcus Rashford!

Pasi Marcus Rashford shënoi golin e parë në ndeshje kundër Liverpoolit në minutën 14-të, ai hyri në zonën e ndaluar afër tifozëve, gjë që është e penalizon lojtarin dhe automatikisht tregohet kartoni i verdhë. Marcus Rashford nuk është ndëshkuar me karton të verdhë.

Rasti 2 – Marcus Rashford “s’verdhet”


James Milner ishte duke dribluar topin kur Marcus Rashford ndërhyri në mënyrë të palejueshme ndaj tij. Në këtë rast ai është ndëshkuar me karton të verdhë mirëpo në qoftëse ishte penalizuar për hyrje në zonën e ndaluar afër tifozëve pas goli të parë, ky do të ishte karton i kuq për super talentin anglez.

Rasti 3 – Ashley Young

Një rast tjetër gjatë ndeshjes Manchester United kundër Liverpool, ishte kur Ashley Young tërhoqi për dorë Mohamed Salah në zonën e 16-metërshit. Ky rast befasoi të gjithë si nuk u referuar si penallti për Liverpoolin.

Rasti 4 – Dora e Antonio Valencias

Antonio Valencia kishte prekur pastër me dorë topin në zonën e rrezikshme, të këtë rast nuk e referoi gjyqtari i ndeshjes Craig Pawson gjatë ndeshjes.

Rasti 5 – Marouane Fellaini ndërhyn në Mane

Marouane Fellaini ka ndërhyr në mënyrë të palejueshme ndaj Sadio Mane përsëri në zonën e rrezikshme dhe ky ishte rasti i tretë në këtë ndeshje që gjyqtari i takimit e anashkaloi. Ky rast që tifozët të çmenden marrë parasysh edhe rivalitetin historik që kanë dy ekipet Machester United dhe Liverpool.

Rasti – Valencia shkelm në gjoks Manes

Rasti i fundit i kontetueshëm në këtë takim ishte shkelmi “Kung-Fu” i Valencias në gjokin e Manes gjatë pjesën së dytë. Megjithëse ishte i paqellimshëm këto ndërhyrje zakonisht ndëshkohen drejtëpërdrejtë me karton të kuq për shkak të rrezikshmërisë që përbëjnë.

Këto 6 raste të kontestueshme do të kishin ndërruar trajektoren e takimit nëse do të ishin referuar . Mirëpo, këto raste kaluan pa u gjykuar dhe në të mirë të Manchester United, të cilët u ikën Liverpoolit me këtë fitore 5 pikë në renditje. /Insporti.com

-->