Këto ishin reagimet e tifozëve të Nottinghamit për paraqitjen e Muricit kundër Çekisë

Kombëtarja 16 Nëntor 2019 12:18

Portieri i Nottingham Forest Aro Muric ishte shumë pranë ta ndihmojë Kosovën në kualifikimin për ‘Euro 2020’ në mbrëmjen e së enjtes.

Kosova pësoi humbje dramatike 2:! nga Republika e Çekisë në grupin A, rezultat ky që i dërgon çekët në ‘Euro 2020’.

Por, Muric bëri pritje spektakolare në këtë ndeshje, sidomos para se Atdhe Nuhiu të shënonte në portën e Tomas Vaclik.

Rezistenca e Muriç dhe bashkëlojtarëve të tij ndodhi vetëm deri te minuta e 70-të kur Kral shënoi golin e barazimit para se Ondrej Celustka të shënonte në minutën e 79-të golin e fitores.

Pavarësisht humbjes, Muric ishte njeriu i ndeshjes për Kosovën para ndeshjes me Anglinë të dielën, dhe tifozët e Nottinghamit kanë reaguar pas paraqitjes së portierit shqiptar.

21-vjeçari është nën pronësi të Manchester Cityt, por që është i huazuar te Nottinghami, aty ku nuk po luan rregullisht.

“Disa postime këtu janë qesharake. Pse nuk e përkrahni këtë njeri të ri? Shpresoj se Samba të lëndohet dhe Muriç të luajë”, ka shkruar një tifoz me emrin ‘John CB’ në rrjetet sociale.

Ndërsa, tifozi ‘JoeMF7’shkruajti: “Ai nuk ka pasur fillim të keq për ne. Samba ka qenë klasë, por Man City nuk nënshkruan me budallenj andaj ta përkrahim këtë djalosh”.

“Mirë ke luajtur, Aro”, shkroi ‘Paramore1979’.

“Kurrë nuk e kam menduar se do ta shoh këtë nga ai”, shkroi ‘Kieeran’./Zëri.info

-->