Këto janë 10 skuadrat më të vlefshme në Evropë, listës i prinë Man City

Futboll 11 Korrik 2019 14:33

Manchester City me lojtarët që kanë në dispozicion, kanë vlerën prej 1 miliard dhe 260 milionë euro, duke qenë skuadra më e vlefshme në Evropë.

Skuadra e Pep Guardiolas ka lënë pas edhe Real Madridin, që renditet në vendin e dytë.

Barcelona, Liverpool, Tottenham Hotspur, renditen në vendet tre, katër dhe pesë.

Ndërsa renditja prej top dhjetë, përmbyllet me PSG, Atletico Madrid, Juventus, Chelsea dhe Bayern Munich.