Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë
Futboll
12 Maj 2019
13:30

Një ndër ndeshjet më të pritura padyshim është ajo mes Anglisë dhe Kosovës që do të zhvillohet me 10 shtator në Southampton.
Federata e Futbollit të Anglisë të dielën ka nxjerrë në shitje biletat të cilat ndahen në 3 kategori.
Kategoria 1 – 63 euro
Kategoria 2 – 52 euro
Kategoria 3 – 40 euro
Kosova për herë të parë në histori do të ballafaqohet me Anglinë, ndeshje që i takon kualifikimeve për kampionatin evropian.
Sfida do të luhet në stadiumin St Mary’s në Southampton me 10 shtator nga ora 20:45.
Biletat momentalisht janë në shitje vetëm për anëtarët e regjistruar ndërsa për publikun gjeneral do të dalin në shitje të premten në ora 13:00./Insporti
Këtu mund të rezervoni biletën tuaj:
https://ticketing.thefa.com/