Këto janë dënimet e FBK-së për ndeshjen e shumë përfolur, Rahoveci –Prizreni

Superliga 19 Prill 2019 15:27

Janë dënuar gjyqtarët e ndeshjes çerek-finale të play off-it, në mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Xhelal Mumini dhe Visar Bunjaku dënohen me dy ndeshje mos delegim, ndërsa Dardan Maxhuni me një, sipas Nenit 54.9.

Në këtë paragraf thuhet : (Ndarja jo e mirë e drejtësisë sipas raportit të Kontrollit të ndeshjes apo shiqimit të video xhirimit të ndeshjes, 1-2 ndeshje mos delegim) të Propozicioneve të garave.

Dënimet këtu nuk kanë të ndalur pasi të tilla kishte edhe për dy basketbollistët e Ponte Prizrenit.

Qëndrim Ajazaj dënohet me 50 euro dhe Urim Zenelaj me 100 euro, për shkak të gabimeve teknike.

Kujtomë që takimi në mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit përfundoi me rezultatin 70:71./Insporti