Këto janë dy kushtet e Mbappes për ta vazhduar kontratën me PSG-në

Futboll 19 Maj 2021 12:10

Sipas Le Parisien, Kylian Mbappe ia ka vënë dy kushte Paris Saint-Germainit për ta vazhduar marrëveshjen me klubin parisien, transmeton Insporti.

Njëra prej kushteve është vazhdimi i kontratës deri më 2023 dhe jo deri më 2025 siç ka ofruar klubi.

Nëse Mbappe nënshkruan me PSG-në deri më 2023, atëherë ai do të ishte në gjendje të largohej nga Parisi verën e vitit 2022.

Kushti i dytë ka të bëjë me garancitë sportive. Mbappe dëshiron që klubi të sigurojë ekip të fortë që është në gjendje të luftojë për titull në Ligën e Kampionëve. 

-->