Këto janë fjalët e agjentit të Dybalas në lidhje me interesimin e Unitedit

Futboll 25 Gusht 2019 14:48

Gjatë kësaj vere në media është folur shumë rreth largimit të Paulo Dybalas nga Juventusi, me Manchester United dhe Tottenhamin të interesuara për të.

Por në fund, asnjëra nga këto klube nuk arriti ti sigurojë shërbimet e tij dhe momentalisht ai është pjesë e Juventusit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur agjenti i argjentinasit duke e treguar të vërtetën e gjithë kësaj.

“Po kemi diskutuar çështjen e transferimit me klubet angleze (Tottenham dhe Man United). Spekulimet se paga personale dhe të drejtat e imazhit apo komisioneve kanë qenë probleme të mëdha nuk janë të vërteta. Kishte disa probleme të thjeshta mes klubeve. Kjo është e vërteta”.