Këto janë fjalët e Milot Rashicës pas super golit që e shënoi mbrëmë

Kombëtarja 04 Prill 2019 08:12

Milot Rashica mbrëmë shënoi super gol me Werder Bremenin, ndaj Schalke 04 në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Në ndeshjen çerekfinale të luajtur në ‘Veltins-Arena’, Rashica me Werder Bremenin mundën Schalken me rezultat 2:0, transmeton Insporti

Në fitoren e Werderit të shënuar si mysafir, Rashica realizoi super gol në pjesën e dytë.

Po luhej minuta e 65-të, kur ylli kosovar lëshoi një gjuajtje të frikshme me të djathtën, nga rreth 20 metra.

Werderi me këtë fitore është kualifikuar në gjysmëfinale.

“E mahnitshme! Jemi në gjysmëfinale! Hap pas hapi, dhe gjithmonë së bashku!”, ka shkruar Rashica në rrjete sociale pas ndeshjes. /Insporti.com/