Këto janë fjalët e Solskjaer pas humbjes nga Liverpool

Futboll 14 Maj 2021 09:55

Manchester United u mposht në shtëpi nga rivali më i madh i tyre Liverpool me rezultat 2-4.

Liverpool mori tre pikë të rëndësishme në luftë për një vend në Champions League.

Liverpool ndodhet e pesta në tabelë me 6 pikë më pak se Leicester City, por skuadra e Klopp ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pas humbjes, Solskjaer u deklarua se Liverpool e meritoi fitoren ndaj tyre.

“Ata e merituan të fitonin, ne pranuam gola në momente kyçe, pranuam dy gola shumë lehtë. Ne nuk i shfrytëzuam momentet tona më të mira dhe lamë Liverpoolin të luanin lojën e tyre”, tha Solskjaer.

-->