Këto janë fjalët e Zhegrovës pas paraqitjes së mbrëmshme me Baselin në EL

Futboll 08 Nëntor 2019 13:00

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren e Baselit me rezultat 3:1 ndaj Getafes në kuadër të Ligës së Evropës.

Zhegrova u vlerësua nga mediet si lojtari më i mirë e ndeshjes derisa e kishte notën më të mirë te futbollistët e klubit zviceran.

20-vjeçari shprehet i lumtur pas ndeshjes derisa ka reaguar edhe në rrjetet sociale.

“Krenar me këtë ekip, faleminderit gjithë tifozëve, ishit të mrekullueshëm. Baseli në rundin tjetër të Europa League”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Zhegrova ndaj Getafes luajti 87-të minuta.

Ai ishte pjesëmarrës në aksionin e golit të dytë të realizuar nga Frei.

Baseli me këtë fitore është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.