Këto janë fjalët që Modrici i tha Messit kur ia dorëzoi Topin e Artë

Luka Modrici ia dorëzoi Topin e Artë Lionel Messit në ceremoninë që u mbajt të hënën në mbrëmje.
Gjatë momentit sa po ia dorëzonte Topin e Artë argjentinasi, mesfushori i Real Madridit ia tha disa fjalë rivalit të tij në La Liga.
Luka Modrici e pati sërish mbrëmë në duar çmimin, të cilin e kishte fituar vitin e kaluar falë triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madridit dhe arritjes deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë, mirëpo këtë herë vetëm për disa momente.
Kroati ia dorëzoi menjëherë Messit Topin e Artë këtë vit, pasi ylli i Argjentinës dhe Barcelonës e shijoi një vit mbresëlënës dhe theu rekord duke e fituar këtë çmim për herë të gashtë në karrierë.
“Urime, ti e meriton”, i tha Modrici Messit, përderisa ia dorëzoi trofeun.
Në tapetin e kuq, Modrici vazhdoi sërish me fjalë të mëdha për argjentinasin.
“Messi është mbresëlënës, njëri ndër më të mirët e të gjithë kohëve dhe unë e përgëzoj atë për atë që e ka bërë”, u shpreh Modrici.
“Mund të jetë traditë e mirë që fituesi në fuqi i trofeut t’ia japë trofeun fituesit të radhës”.
“Unë jam këtu sepse futbolli ka të bëjë më respektin, për këtë arsye erdha këtu ta, ta përgëzoj atë dhe t’ia jap çmimin”.
Stadiumi nacional i Kosovës në Prishtinë apo në Drenas? Flet zyrtari i lartë i MKRS-së
Barcelona ankohet te federata spanjolle kundër VAR-it në barazimin ndaj Sociedadit
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019