Këto janë ndeshjet e xhiros së 19-të në Ipko Superligë që zhvillohen sot
Futboll
23 Shkurt 2019
08:18

Sot do të zhvillohen tri ndeshje të javës së 19-të IPKOSuperligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.
Ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtarit që do të zhvillohet në Gjilan. Skuadra vendase javën e kaluar pësoi disfatë në derbin e qytetit ndaj Dritës (3:1), ndërsa skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi bënë befasinë e javës duke mposhtur Prishtinën (2:0.
Në Skenderaj pritet të takohen Drenica dhe Ferizaj, ndërkohë në Therrandë do përballen Ballkani dhe KEK-u.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00
E shtunë
Drenica – Ferizaj (SSK)
Gjilani – Flamurtari (SSK)
Ballkani – KEK-u